Plazh në dimër, ish-futbollisti sfidon të ftohtin: Vij çdo fundjavë nga Fieri në Vlorë! Deti është njësoj si në shtator

24 Dhjetor 2022, 11:50| Përditesimi: 24 Dhjetor 2022, 11:55

  • Share

VLORË - Edhe në dhjetor, duket se plazhistët nuk mungojnë. Moti i ngrohtë dhe dielli në vigjilje të Krishtlindjes sjell pushues në Vlorë.

Ka edhe nga ata që bëjnë rrugën cdo fundjavë nga Fieri për të mos iu ndarë detit. Njëri prej tyre është Kastriot Tajarja, i cili thotë se plazhi në dimër është njësoj si në verë.

“Kjo është njësoj si të lahesh në shtator. Deti është i ngrohtë, koha shumë e bukur. Të gjitha gjërat të bukura janë në Vlorë. Vij cdo të shtunë e të diel, është shi apo kohë bukur. Unë jetoj në Fier. Edhe origjina ime është nga Vlora. Kam parë edhe familjarë që vijnë e lahen rregullisht edhe në dimër. Unë e ndjej veten shumë mirë, plazhi në dimër është mrekulli”, tha Tajarja.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?