Play-off, Euro 2024/ Ukraina përmbys Bosnjën në minutat e fundit, jashtë Finlanda dhe Izraeli! Tre ndeshjet finale për në Gjermani

21 Mars, 22:45| Përditesimi: 22 Mars, 20:21

  • Share

Janë zhvilluar këtë të enjte gjashtë sfidat gjysmëfinale në play-off kualifikues për tre biletat e mbetura për në grupet e Euro 2024. Formati është i thjeshtë, 12 skuadra dhe gjashtë çifte në përballjet direkte që në fund nxorën gjashtë skuadrat që do luajnë në duelet finale të play-offit.

Gjithçka nisi në 18:00, aty ku Gjeorgjia mundi 2-0 Luksemburgun dhe kalon në fazën e radhës, duke qenë kundërshtar me Greqinë në ndeshjen finale që do vendos se cila nga gjashtë skuadrat e kualifikuara do shkojë në "Gjermani 2024". Nga ana e tyre Greqia kaloi lehtë Kazakistanin me rezultatin 5-0.

Polonia s'e diskutoi Estoninë duke e mundur 5-1, teksa gjen në sfidën finale që vlen biletën Euro, Uellsin. Këta të fundit kaluan 4-1 Finlandën.

Bosnja dhe Hercegovina u përmbys 1-2 nga Ukraina në fund të 90 minutave, me këta të fundit që gjejnë Islandën pas pesë ditësh. Ishullorët fituan 1-4 kundër Izraelit.

Tre ndeshjet finale që do përcaktojnë edhe tre skuadrat që do marrin pjesë në fazën e grupeve të Euro 2024 do zhvillohen të martën më 26 mars. Gjithashtu në shortin për ndarjen e grupeve të Europianit janë mësuar edhe vendosjet e skuadrave që do marrin një biletë nga play-off.

Euro 2024, faza play-off / E enjte:

Gjeorgji 2-0 Luksemburg

Bosnja dhe Hercegovina 1-2 Ukraina

Greqi 5-0 Kazakistan

Izrael 1-4 Islandë

Poloni 5-1 Estoni

Uells 4-1 Finlandë

Ndeshjet finale për një vend në Euro 2024, 26 mars 20:45:

Play-off A /Uells - Poloni

Play-off B/ Ukrainë - Islandë

Play-off C/ Gjeorgji - Greqi

Grupet e Euro 2024:

Grupi D : Fituesi i play-off A, Holanda, Austria, Franca
Grupi E : Belgjika, Sllovakia, Rumania, Fituesi i play-off B
Grupi F : Turqia, Fituesi i play-off C, Portugalia, Çekia

Rezultatet dhe ndeshjet

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?