Lulzim Basha

Opinion

Dardha e kish bishtin skiç

30 Mars 2021, 12:35| Përditesimi: 30 Mars 2021, 12:40

  • Share

Kolegji Zgjedhor vendosi dje për “krasitjen” e listave të PD për zgjedhje. Janë 69 emra nga lista e stërgjatë që paraqiti PD në KQZ, me gjithsej 222 kandidatë kur dihet se numri i përgjithshëm i mandateve për parlamentin është 140. Duke shfrytëzuar një nen ku për rajone të veçanta mund të shtohen emra për të plotësuar herësin me 3, lista e PD u fry edhe 82 emra plus kapaciteteve të mundshme. Kështu nëse në Shkodër numri i mandateve është gjithsej 11, për ta bërë numrin e plotë në bazë të herësit me 3, mjafton të shtohej 1 emër dhe të paraqitej një listë prej 12 kandidatësh si parti.

Por lista e PD ishte me 18 emra çka të bën të paqartë se ose si PD kanë probleme me aritmetikën, ose në këtë mes ka një hile. Përfaqësuesi i PD në Kolegj Zgjedhor u shpreh se ky vendim nuk respekton ligjin elektoral dhe favorizon partinë në pushtet por gjithsesi opozita do e zbatojë vendimin. Nga ana e saj selia rozë e cilësoi si një vendim nga ku nuk ka fituar askush përveç ligjit dhe se ky vendim i vë palët në kushte të barabarta garimi. Fakt është që të gjitha subjektet e tjera garuese në zgjedhje nuk kish bërë asnjë shtesë të pamotivuar përtej herësit në listat përkatëse. Kështu, në rajonin e Tiranës që ka 36 mandate, nuk ka patur nevojë për asnjë shtese sipas herësit, ndaj të gjitha partitë kanë paraqitur lista prej 36 kandidatësh. Vetëm PD kishte 9 emra më shumë duke bërë që lista e saj për Tiranën të shkonte në 45 kandidatë.  E thënë ndryshe, përballë një liste prej 36 kandidatësh që do ketë PS, do ketë 45 kandidatë të PD. E kjo është e vlefshme dhe për çdo subjekt tjetër.

Vetëm nga kjo hile e vogël dhe shtim artificial të kandidatëve, PD synonte të maksimalizojë efektshmërinë në mbledhjen e votave. 9 kandidatë më shumë, të shpërndarë sidomos në zonat rurale dhe që i kërkojnë votat në fisin dhe miqësitë e tyre jo për vete, pasi e ditur që nuk dalin dot deputetë, por në funksion të partisë, do të ishte një element shtesë dhe i pabarabartë në përballje kundërshtarësh. Jo më kot në orientimet që qendra e PD jepte për qarqet ishte që nuk do të synohej vota individuale e kandidatëve por vetëm ajo për partinë si subjekt. Dhe në fakt, me 84 emra shtesë në lista, kjo e bënte të pamundur konkurrimin me listë të hapur të kandidatëve për të thyer renditjen. Por dardha e kish skiç bishtin, pasi kështu maksimalizoheshin votat nga inflacioni i kandidatëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?