Elon Musk

Platforma 'X' ka humbur 71% të vlerës që kur u ble nga Elon Musk

2 Janar, 21:55| Përditesimi: 2 Janar, 22:05

  • Share

Viti i ri 2024 nis me lajme të këqija për miliarderin Elon Musk. Platforma e mediave sociale X ka humbur 71% të vlerës së saj që kur u ble nga Elon Musk në tetor 2022, me emrin Twitter.

Vështirësitë për platformën nisën që kur e mori drejtimin Musk për shkak të një rënieje të konsiderueshme të të ardhurave nga reklamat. Edhe largimet e papritura nga puna të mijëra punonjësve, ndryshimi i emrit dhe qëndrimi arrogant ndaj reklamuesve nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë vënë në rrezik besueshmërinë dhe mbijetesën e kompanisë.

Edhe vetë Musk në korrik deklaroi se kompania ishte në një situatë të vështirë financiare , "për shkak të rënies me rreth 50% të të ardhurave nga reklamat dhe borxhit". Me kalimin e muajve, situata vetëm sa është vështirësuar edhe më shumë. 

Musk pagoi rreth 44 miliardë dollarë për Twitter në tetor 2022. Që atëherë, Musk e riemërtoi atë X dhe tha se dëshiron të ndërtojë platformën si një aplikacion me më shumë funksione, duke përfshirë shërbimet financiare. Por si duket kjo rezultoi një dështim.

Shumë kompani po shmangin X si një platformë reklamimi sepse kanë frikë nga një mjedis negativ për markat e tyre. Musk po përpiqet të mbushë boshllëkun me të ardhurat nga abonimet. Përveç kësaj, ai mori hua prej rreth 13 miliardë dollarësh për blerjen, të cilat tani po rëndojnë mbi X dhe që po grumbullojnë interes prej rreth 1,2 miliardë dollarë në vit

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?