‘Plas’ sherri në Durrës! Plagoset me çifte 28-vjeçari, autori arrestohet pas një ore ndjekje nga policia! Konflikti nisi për një makinë të parkuar (EMRAT)

3 Janar 2023, 11:01| Përditesimi: 3 Janar 2023, 12:09

  • Share

DURRËS- Një 28-vjeçar është plagosur me çifte mëngjesin e sotëm në Sukth të Durrësit, e ndërsa autori i kësaj ngjarjeje është arrestuar nga policia pas arratisjes së tij që zgjati vetëm një orë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”. Report Tv mëson se pas një konflikti Gëzim Hoda ka plagosur me armë gjahu (çifte), Lulëzim Përnezha 28 vjeç. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjore të kësaj ngjarjeje. Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë debati për një makinë të parkuar jashtë lokalit ku ndodheshin Lulzim Përnezha dhe Gëzim Hoda. Ky i fundit pas debatit me të plagosurin, hyri në shtëpinë e tij dhe mori armën e gjahut me të cilën qëlloi drejt 28 vjeçarit.

Ora 11:52
Konflikti nisi për një makinë të parkuar, detaje nga plagosja me armë e 28 vjeçarit në Durrës: Autori mori çiften në shtëpi dhe e qëlloi

1672743560_dr.jpg

Autori Gëzim Hoda dhe i plagosuri, Lulzëzim Përnezha janë banorë të fshatit Perlat në njësinë administrative të Sukthit. Hoda është me origjinë nga Kukësi ndërsa i plagosuri nga Dibra.

Përplasja fizike mes tyre ka ndodhur para një lokali të fshatit ku ata jetonin. Shkaku i konfliktit ka qenë debati për një makinë të parkuar. Fillimisht të dy janë konfliktuar me fjalë më pas Gëzim Hoda ka shkuar në shtëpinë e tij ku ka marrë armën e gjahut me të cilën ka plagosur Pernezhën.

Ndërkohë siç shihet edhe në pamjet e siguruara, në vendngjarje ka shenja të gjakut të të plagosurit i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Ora 11:18
Pas një ore ndjekje, policia arreston 32 vjeçarin që plagosi me armë gjahu të riun në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar 32 vjeçarin, Gëzim Hoda, autorin e plagosjes së 28 vjeçarit Lulzim Përnesha. Arrestimi i tij është bërë pas një ore ndjekje nga ana e policisë. Ndërkohë i plagosuri ndodhet në spitalin rajonal ku po merr ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 03/01/2023 11:59

    Nuk jeni akoma gati te jetoni ne komunitet me njerez duhet te rrini akoma ne mal te stani ndryshe krijoni probleme te medha per komunitetin o te pa gdhendur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?