Foto ilustruese

‘Plas’ sherri mes të rinjve shqiptarë dhe italianë në një lokal nate, shkaku një vajzë! 3 të plagosur, njëri në gjendje të rëndë në Itali

13 Dhjetor 2021, 11:54| Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 11:56

  • Share

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar u plagos rëndë gjatë një sherri të zhvilluar mes një grupi djemsh shqiptarë dhe italian në Cesenatico, teksa po argëtoheshin në një lokal nate. Shkaku mendohet të jetë bërë një vajzë, ndërsa siç raportojnë mediat e vendit fqinj sherri u përshkallëzuar duke bërë që personeli i sigurisë të nxjerri djemtë jashtë, ku edhe vazhdoi përplasja fizike.

Përveç 27-vjeçarit shqiptar i cili ndodhet në spital me plagë të rënda në trup, dëmtime të lehta ka marrë një 19-vjeçar shqiptar dhe një 20 vjeçar italian.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?