Dea dhe Bledi

Plas sherri mes Deas dhe Bledi Manes: Kërmill, ke arritur deri këtu duke u jargavitur dhe zvarritur! Blogeria: Si guxon? Je i pafytyrë!

5 Prill 2023, 21:03| Përditesimi: 5 Prill 2023, 21:04

  • Share

Bledi Mane dhe Dea Mishel janë përfshirë në një debat shumë të ashpër me njëri-tjetrit.

Gazetari ka akuzuar blogeren se ka arritur deri në këtë pikë të lojës në BBV, si “kërmill, duke u jargavitur dhe zvarritur”.

Këto komente të kolegut të saj nuk i kanë pëlqyer aspak Dea Michele e cila iu është drejtuar duke i thënë “je i pafytyrë“.

Pjesë nga debati i ashpër:

Bledi: Kërmill, ka ardhur deri këtu prej fatit dhe skuthlliqeve

Dea: Je njeriu më i pafytyrë. Më thua kërmill, por si guxon të më thuash mua kërmill.

Bledi: E ke kompliment, të jesh krenare

Dea: Nuk është kompliment. Më the që jargavitesh e zvarritesh ndaj ke arritur deri këtu.

Bledi: Deri këtu ke arritur vetë, herë si kërmill, herë si tigër.

Dea: Mos bëj krahasime

Bledi: Nuk po të fyej, ti më fyeve, the je i pafytyrë. Të më thuash kërmill e marr për kompliment. Them faleminderit nga ty

Dea: Erdhe të bësh debat, të trazosh gjakrat

Bledi: Më thua ke ardhur për debat, por pse kam ardhur të bie në dashuri me ty.

Dea: Më lër të flas

Bledi: Kur flet budallëqe është e dëmshme.  Injoranca e budallëku dëmtojnë shoqërinë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?