Plas një sasi tritoli në Sauk, dëmtohen dy mjete që ishin të parkuara

20 Dhjetor 2021, 20:54| Përditesimi: 20 Dhjetor 2021, 21:14

  • Share

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut. Ngjarja u regjistrua afër nënkalimit, rreth orës 19:45, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

Mësohet se sasia e lëndës shpërthyese të vendosur ka qenë rreth 30 gramë, e hedhur në shkurre poshtë mbikalimit. Nuk ka një objektiv të qartë dhe nuk dihet as autori që ka vedosur sasinë e tritolit

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?