VIDEO/ Plas grushti mes deputetëve në Parlamentin e Gjeorgjisë

16 Prill, 07:21| Përditesimi: 16 Prill, 07:52

  • Share

Deputetët në Parlamentin e Gjeorgjisë janë përfshirë në një përleshje të ashpër me njëri tjetrin. Shkak është bërë pasi deputetet në pushtet ishin të gatshëm të miratonin projektligjin e diskutueshëm për “agjentët e huaj”, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Projektligji është kritikuar nga vendet perëndimore dhe ka nxitur protesta në vend.

Pamjet e transmetuara në televizionin gjeorgjian shfaqën Mamuka Mdinaradzen, kreun e partisë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, një forcë shtytëse pas projektligjit, duke u grushtuar nga deputeti i opozitës, Aleko Elisashvili teksa  fliste nga foltorja.

Incidenti shkaktoi një përleshje më të gjerë midis disa deputetëve. Pamjet shfaqën Elisashvilin duke u përshëndetur me brohoritje nga protestuesit jashtë ndërtesës së Parlamentit.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?