Zhaklin Lekatari dhe Lindita Pano

'Plas' debati  për deklaratën e Fifit mes Zhaklin Lekatarit dhe bashkëshortes së Akil Panos: Kjo quhet edukatë

27 Qershor 2022, 21:36| Përditesimi: 27 Qershor 2022, 21:39

  • Share

Zhaklin Lekatari është përplasur së fundmi me bashkëshorten e pastorit Akil Pano, Lindita Pano, gjatë një emisioni televiziv. Kjo e fundit ishte pjesë e panelit të të ftuarve në emision, së bashku me Iva Tiçon.

Gjatë diskutimit në studio Zhaklin Lekatari dhe Lindita Panor debatuan ashpër.

Pjesë nga debati:

Iva Tiço: Ne jetojmë mes 2 brezave, jetojmë nga njëra anë me brezin e gjyshërve. Unë në këtë rast, në këtë debat e kanë bërë portalet. Ato titujt e portaleve… Zhaku mund të kursente fjalën neveri.

Lindita Pano: Jo vetëm neveri, por edhe gjesti në fund fare për mua është gjest diskriminues ndaj Fifit dhe pa respekt.

Zhaklin Lekatari: Zonja Pano, ju nuk kuptoni një gjë, ne nuk jemi të gjitha njësoj. Zonja Pano, të lutem, po të drejtohem, a mund të më shohësh? Zonja Pano, a mund të më shihni apo nuk më shihni dot? Unë po flas me ju tani. Po flitet për mua. A mund të më shikoni kur unë ju flas sepse e keni bërë disa herë që nuk më shikoni. Kjo quhet edukatë në dialog dhe në debat. Zonja Pano, unë besoj se ju më keni parë shpeshherë në debat dhe në panele të tjera dhe ju e dini që kjo jam unë.

Lindita Pano: Nuk të kam parë shpesh në fakt.

Zhaklin Lekatari: Çudi sepse unë shpeshherë jam me burrin tuaj në debate dhe besoj se ju e shihni burrin tuaj kur del në emisione.

Lindita Pano: Ka raste edhe që nuk e shoh.

Zhaklin Lekatari: Në ato raste kur e keni parë burrin tuaj, kam qenë dhe unë atje dhe besoj që jeni në dijeni që unë dhe burri juaj kemi pasur shumë debate.

Kujtojmë se Zhaklin Lekatari është ndjerë e 'neveritur' nga një deklaratë e këngëtsares Fifi e cila pohonte në një postim të rrjeteve sociale ku ishte shprehur se do donte të ruante virgjërinë e saj për të dashurin.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?