David Beckam

Plani terrorist i Bin Laden, do të hidhte në erë ekipin e Anglisë

18 Qershor 2018, 17:08| Përditesimi: 18 Qershor 2018, 17:16

  • Share

Në Botërorin Rusi 2018 Anglia do të jetë përballë Tunizisë ashtu si 20 vite më parë në Botërorin e Francës në vitin 1998. Shumë vite më vonë u mësua se Bin Laden kishte planifikuar të hidhte në erë lojtarët anglezë.

Sipas ESPN Bin Laden kishte hartuar një plan sipas librit të gazetarit Adam Robinson, i cili bazohet nga shënimet e shkruara nga Ahmed Zaoui një tjetër terrorist i Al-Qaeda.  Plani ishte që të vëzhgonin lëvizjet e David Seaman, Alan Shearer dhe Glenn Hoodle si dhe lojtarëve të njohur Michael Owen dhe David Beckam.

Ideja e grupit terrorist ishte të depërtonte me tre persona brenda stadiumit të cilët do të paraqiteshin si vullnetarë me akreditimet ku njëri duhet të hidhte bombën pranë portierit Seaman i dyti tek stoli ku ndodheshin Beckam, Owen dhe Hoodle.

Në të njëjtën kohë një sulm tjetër ishte planifikuar në hotelin ku ndodhej ekipi i SHBA. Bin Laden ishte një tifoz i Arsenalit. Në atë periudhë Anglia fitoi 2-0 me gola të shënuar nga Shearer dhe Scholes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?