Xhevdet Plaku dhe Rexhep Arapi

Plani për vrasjen e Xhevdet Plakut, Kep Arapi kërkon lehtësim mase: Jam sëmurë! GJKKO cakton ekspert mjekoligjor për ekspertizë

19 Shkurt, 09:58| Përditesimi: 19 Shkurt, 12:06

  • Share

‘Jam sëmurë’ me këtë pretendim i ‘forti’ i Sukthit Rexhep Rapi, i njohur edhe me nofkën Kep Arapi, ia arrestuar për planifikimin e vrasjes së Xhevdet Plakut, kërkon zbutjen e masës së sigurisë në GJKKO. Gjykata e Posaçme pranoi këtë të hënë kërkesën e avokatëve të tij për të caktuar ekspert që të kryejnë ekspertizën mjekësore të tij.

Arapi pretendon se ka probleme shëndetësore që mund t'i rrezikojnë jetën në qeli. Rexhep Rapi, nipi i tij Algert Rapi, Devi Gjermëni dhe ish-shefi i Krimeve Dedan Gjoni dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin siguruar kushtet dhe mjete materiale për të kryer vrasjen e Xhevdet Plakut njohur si “Akili”.

Rexhep Arapi, personazh i njohur me histori kriminale në Shijak, u arrestua me kërkesë të SPAK, në Durrës më 22 dhjetor të vitit të kaluar. Gjatë kohës që Dedan Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Rapin, njohur ndryshe si “Kepi Rrapi” për ekzekutimin e Xhevdet Plakut.

Nga hetimet ka rezultuar se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019, ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye. Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e donte të vdekur Xhevdet Plakun, por ky i fundit ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por mori pafajësi. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete, armë që nuk u gjet kurrë. Rexhep Rapi rezulton të jetë arrestuar me armë pa leje në një lokal në vitin 2021.

Xhevdet Plaku, i njohur me nofkën “Akili” përdorte edhe 25 identitete të ndryshme gjatë kohës që ishte koka e grupit kriminal të trafikut të drogës në Amsterdam. Pakove të kokainës iu vinte emra sipas cilësisë së mallit, zakonisht emra të markave të shtrenjtave të drogës duke nënkuptuar cilësinë e lartë të saj.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?