Plani për të ndalur ikjen e mjekëve/ Dollenberg: Nisma për tu përgëzuar, por duhen kushtet! Mjeku Trepça: Rritja e rrogës do frenojë largimin

12 Prill 2023, 13:50| Përditesimi: 12 Prill 2023, 14:18

  • Share

Mjekja Aurora Dollenberg thotë në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, se është për tu përgëzuar fakti që qeveria po ndërmerr masa për të frenuar largimin e mjekëve, pasi në 5 vitet e fundit vetëm në Gjermani janë larguar 1000 mjekë dhe në 5 vitet e ardhshme mund të largohen edhe më shumë. Por sipas Dollenberg duhet parë nëse studentët shqiptarë do të kenë mundësi që të paguajnë kuotën deri në 18 mijë euro për studime në Shqipëri, diplomë e cila nuk njihet në vendet Europiane. Po ashtu sipas mjekes rritja e kohës së studimit nuk është legjislative.

‘Është për tu përgëzuar që qeveria të marrë masa që të frenojë ikjen masive të mjekëve. Në 5 viteve të fundit janë larguar më shumë se 1000 mjekë. Në 5 vjeçarin e ardhshëm pritet një boshatisje e Shqipërisë nga bluzat e bardha. Duhet të merren masa por a është e logjikshme në këtë forme. Në rend të parë kuota për pagesë në vitin e parë në atë moment do të firmoset kjo kontratë. Nuk po flasim për studentë që janë në prag diplomimi por ato që janë në momentin 0. Viti i studimit të jetë 3000 euro, është për tu parë nëse GDP do e kishin të mundshme që të paguani. Një student në Gjermani paguan 500 euro. Shteti gjerman paguan 200 mijë euro për një student. Të gjitha investimet që vë shtetit gjerman janë 200 mijë euro në total. Paguan rreth 1% të kuotës studenti, të vlerës reale të studimit të tij.

A do ishim të gatshëm të punoni 9 vjet. Ne themi se mjekësia është shumë e gjatë. Ato 6 vite studimi janë shumë. Imagjinoni një 20 vjeçar deri sa të bëhet mjek 29 vjeç me një diplomë që as nuk është e njohur në Europë. Të duhen 10 vjet me diplomë shqiptare. Rritja e kohës së studimit është jo legjislative dhe nuk mund të rregullohet më një ligj. Të paguash 18 mijë euro për 6 vite studimi mendoj se është një kosto për studentët shqiptar. Vetë Gjermania humbet mjekë gjermanë. Emigrim ka edhe këtu!’- tha Dollenberg.

Dritan Trepça, zëvendës President i Urdhrit të Mjekut, po ashtu e përgëzon nismën e qeverisë, por sipas tij duhet të punohet shumë për plotësimin e kushteve në punë. Nismë të mirë për frenimin e largimit të mjekëve, thotë Trepça, është edhe rritja e pagës së bluzave të bardha

‘Nuk është vetëm mbajtja e mjekëve, se pas mbarimit të kontratës ata e kanë mendjen të ikë. Është për tu përgëzuar nisma për rritjen e rrogës, por nuk është vetëm rritja e pagave që i mban mjekët në Shqipëri, por një sërë kushtesh të tjera. Duhet të punohet akoma më shumë që të rritet edhe siguria në punë për mjekët. Nismat janë për tu përgëzuar. Po flasim për një kontratë apriori. Rritja e pagave do të frenojë largimin. 150 kryesisht mjekë largohen në vit.’- tha mjeku.

Për të frenuar largimin e mjekëve, qeveria po përgatit një paketë masash për të stimuluar mjekët e rinj të qëndrojnë në Shqipëri. Para nisjes së studimeve, studentët e mjekësisë duhet të firmosin kontratë për të punuar të paktën 3 vite në atdhe, pas përfundimit të studimeve duke i mbajtur peng diplomën, ose në të kundërt do paguajnë një tarifë që mund të shkojë deri në 3000 euro.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • doktori: 02/02/2024 13:07

    ketyre u eshte bere mendja vetem leke rritja e pages do ndaloj ikjen thot doktorri leku duhet po nuk eshte vetem leku ka gjera te tjera para lekut

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?