Etilda Gjonaj

Plani i Laert Haxhiut për të eliminuar dy prokuroret, Etilda Gjonaj: Sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje

1 Tetor 2023, 21:32| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 21:43

  • Share

1696189248_6400e1696178065.png

Ish ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar pas rrëfimit të të penduarit të drejtësisë Artan Tafani për krimet e kryera nga e ashtuquajtura banda e Laert Haxhiut në Lushnjë, që nxori në dritë edhe një plan për eliminimin fizik të prokurores së SPAK Doloreza Musabelliut dhe të ish-prokurores së Lushnjës Merita Selimit.

"Sot më shumë se kurrë, prokurorët e SPAK kanë nevojë për mbështetje! Teksa dëgjon kërcënime me jetë që marrin prokurorët, kupton mjaft mirë se sistemi i ri i drejtësisë që është ngritur është përgjigja e duhur ndaj krimit dhe veçanërisht ndaj krimit të organizuar.  Në SPAK, ka edhe gra prokurore shumë të zonja, me integritet dhe profesioniste që kryejnë punën e tyre me përkushtim, duke besuar tek vlerat e sistemit të ri të drejtësisë. Solidarizohem dhe mbështes prokuroret Musabelliu dhe Selimi ashtu si dhe të gjitha prokuroret gra të SPAK dhe ato në sistemin e prokurorisë dhe të gjyqësorit për sakrificën e jashtëzakonshme që bëjnë në ushtrimin e detyrës së tyre.  Mbështetje sot, i duhet dhënë jo vetëm nga sistemi i drejtësisë por edhe nga politika dhe shoqëria!"", shkruan ish-ministrja e Drejtësisë në rrjetet sociale.

Ndaj Musabelliut janë shtuar masat mbrojtëse me kërkesë të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani.

 


Lajmi kryesor:

Laert Haxhiu donte të eliminonte prokuroren e SPAK, merret në mbrojtje Doloreza Musabelliu pas dëshmisë së të penduarit


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?