Arber Çekaj, Fatmir Pjetri dhe litaret me te cilet do arratiseshin

Kronikë

Plani i dështuar te 313-a, pamjet hap pas hapi se si Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të arratiseshin nga burgu

10 Gusht 2021, 16:10| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 16:22

  • Share

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri, të ndihmuar nga Lulzim Çepele i paraburgosuri në Burgun 313 në Tiranë,  organizuan dhe më pas tentuan arratisjen, pas një plani të përgatitur prej javësh. Sot janë publikuar pamjet 

Top Channel ka siguruar pamjet e kamerave të sigurisë të cilët tregojnë hap pas hapi se si të 2 tentuan të largoheshin por që në fund kapen vetëm 4 metra larg portës kryesore, 4 metra larg lirisë së tyre.

Në këto foto të para janë momentet kur në orën 15:00 hapen dyert e qelisë dhe prej andej del me një çantë në dorë i dënuari Fatmir Pjetri. Por ai nuk kontrollohet dhe e njëjta shkelje kryhet edhe me Arbër Çekajn i cili drejtohet për në tarracë siç tregohet në foton e mëposhtme, nga ku brenda tetë minutash tentuan të arratisen.

Ndërsa në pamjen e mëposhtme, e shkëputur nga pamjet e kamerave të burgut, pamje të siguruara nga Top Channel duken Fatmir Pjetri dhe ky Arbër Çekaj që kapërcejnë kufizimin e vendit të ajrimit duke u varur nëpër shkallë në zyrat e administratës.

I dënuari Fatmir Pjetri zbret në sheshpushim dhe pas përleshjes së bashku me Çekajn drejtohet për tek porta kryesore e burgut , aty ku përleshja mes tyre dhe tre policeve të tjerë është e dukshme. Ata janë vetëm tre hapa larg lirisë, por ky plan u dështon.

Kamerat tregojnë gjithashtu se vetëm pak metra larg lirisë ata janë prangosur dhe janë rikthyer në ambientet e qelive.

Arbër Çekaj, Fatmir Pjetri dhe Lulzim Çepele i paraburgosuri në Burgun 313 në Tiranë të cilët organizuan dhe më pas tentuan arratisjen janë vendosur për 90 ditë në izolim. Ndërkohë vijojnë hetimet e Shërbimeve të Kontrollit të Burgjeve ndërkohë që mësohet se arratisja ka qenë e planifikuar prej disa javësh.  Sipas ligjit Çekaj, Pjetri e i paraburgosuri do izolohen për 90 ditë, s'do të kenë kontakte me familjarë apo të burgosur.

Një skemë arratisjeje e mirëorganizuar është tentuar të vihet në zbatim nga tre të burgosur në qelitë e institucionit të vuajtjes së dënimit “Jordan Misja” (313) në kryeqytet ditën e djeshme.  Arbër Çekaj, i dënuar me 14 vjet heqje lirie për trafikun e 613 kilogramëve kokainë nga Ekuadori, Fatmir Pjetri anëtar i bandës së babagjyshëve dhe një i parburgosur tjetër, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishin planifikuar arratisjen nga qelitë këtë të diel, por pa mundur ta realizojnë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?