Plani i BE për rritjen ekonomike të Ballkanit, SHBA: Mos pengoni ecurinë e njëri-tjetrit ose do keni pasoja

22 Janar, 11:05| Përditesimi: 22 Janar, 11:09

  • Share

 

Ndihmës Sekretarin Amerikan i Shtetit, James O'Brien në tryezën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor tha se SHBA mbështet planin e BE për rritjen ekonomike.

O'Brien tha se SHBA deri më tani ka shpenzuar rreth 200 mln dollarë ndihmë për rajonin dhe mbetet e përkushtuar për më shumë.

Njëjtë si përfaqësuesi i BE, O'Brien tha se asnjë nga vendet nuk duhet të bllokojë fqinjin për avancim, ose ndryshe do të përballen me pasoja.

“SHBA e mbështet idenë, ne kemi shpenzuar rreth 200 mln dollarë ndihmë për rajonin do të mbetemi të përkushtuar. Tani jemi fokusuar në atë që vendin ta përfshijmë në tregun e vetëm. Fillimisht do të identifikojmë nisma të dukshme për bizneset e qytetarët në rajon. Kur të vendoset zona e vetme për pagesë, çdo individ kursen 5% kur transferon para në dhe jashtë rajonit, ky është përmirësim i dukshëm. Shiritat e gjelbra, studimet kanë treguar se kamionët kanë treguar më shumë se 80% të kohës duke pritur në kufi në BP.

Askush nuk duhet ta pengojë tjetrin për avancimin për shkak se ka çështje të pazgjidhura. Kush e bën këtë do ballafaqohet me pasoja. Nëse një shtet dëshiron të presë të vëzhgojë, qytetarët do vendosin nëse këta lider janë të duhur. Secili lider e sheh rëndësinë për të avancuar në këtë drejtim, mendoj se ky është takim me shpresë të madhe dhe premtim për punë dhe do të shohim se si do të avancojmë më tej. Shpresoj se do të arrijmë ndryshimin dhe do t’u ofrojmë mundësi qytetarëve në rajon”, tha O’Brien.


Lajmi kryesor:

Liderët e Ballkanit në Shkup për planin ekonomik! SHBA e BE: Vendet që pengojnë ecurinë do kenë pasoja! Rama: Unioni duhej të ishte më serioz për integrimin


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?