Plane për të shkuar në Theth? ARRSH jep lajmin e mirë: Qarkullimi kryhet pa probleme

2 Prill 2022, 18:37| Përditesimi: 2 Prill 2022, 19:34

  • Share

THETH- Nëse keni plane për të kaluar të dielën në Theth, atëherë mos i anuloni. Për fat të mirë, pas disa orësh punë, është hapur rruga për Bogë-Theth. Orteku që kishte bllokuar rrugën është hequr dhe qarkullimi kryhet pa problem.

“Pas punës pa ndërprerje, si pasojë e rënies së një orteku hapet rruga Bogë-Theth. Qarkullimi kryhet pa probleme”, njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

ARRSH u bën apel shoferëve që të respektojnë sinjalistikën rrugore

“Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë”, përfundon njoftimi.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?