Politikë

'Me Metën kam marrëdhënie të shkëlqyer', Palmer për vaksinat ruse e kineze: U takon qeverive të vendosin, s'ndërhyjmë në politikën e brendshme

6 Prill 2021, 18:58| Përditesimi: 6 Prill 2021, 19:44

  • Share

Gjatë një bashkëbisedimi online me gazetarët në prag të zgjedhjeve, zv/ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer foli edhe për marrëdhëniet me Presidentin Ilir Meta, duke pasur parasysh se ky i fundit nuk i ka kursyer sulmet kundër ndërkombëtarëve sa herë që ka folur për Reformën në Drejtësi.

Me Ilir Metën kam një marrëdhënie të shkëlqyer personale. Flasim hapur. SHBA është në të njëjtën anë, është me Shqipërinë. Ne nuk mbajmë anë të asnjë pale politike” tha ai.

Sa i përket vendimit të Shqipërisë për të pranuar vaksinat ruse dhe kineze, Palmer tha se u takon qeverive të vendosin duke theksuar se SHBA nuk ndërhyn në punët e brendshme. Ai theksoi se Shqipëria po mundohet duke zhvilluar procesin e vaksinimit pavarësisht nga vijnë vaksinat.

 “U takon qeverive të vendosin në raport me vaksinat që janë të askesueshme dhe nevojës për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.  Ne s’ndërhyjmë në politikën e brendshme të vendeve.  Ne kemi ndihmuar dhe do të ndihmojnë Shqipërinë të aksesojë vaksina përmes mekanizimit COVAX” tha Palmer.


Lajmi kryesor:

25 prilli, Palmer biseda online me Ramën, Metën, Bashën: Zgjedhjet të jenë demokratike, të sigurohet besim për rezultatin! Kim ka qenë e qartë për kandidatë të besueshëm


  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?