Plagosje në Shkodër, goditet me thikë një 42-vjeçar! Arrestohet autori (EMRI-VIDEO)

9 Shkurt 2020, 13:04| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 10:54

  • Share

SHKODER- Besnik Idrizi 42-vjeç ka mbetur i plagosur pasi është goditur me thikë nga 47-vjeçari me Agron Begaj. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Shtoj në Shkodër pas një konflikti të çastit.

Mësohet se 42-vjeçari Idrizi menjëherë është dërguar në spitalin Rajonal Shkodër, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë bërë të mundur arrestimin e autorit të plagosjes si dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të saj.

Foto nga vendi i ngjarjes

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?