Plagoset më sende të forta ndërtuesi në Vlorë, ngjarja pas një sherri të çastit

11 Shkurt 2021, 18:48| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 20:03

  • Share

VLORË - Një 59-vjeçar ka mbetur i plagosur në Vlorë, pas një sherri të çastit. I plagosur me sende të forta ka mbetur ndërtuesi Rezhep Dano, 59-vjeç, i cili është goditur me sende të forta nga persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në orën 18:26 në lagjen "Pavarësia" , ndërsa policia njofton se ngjarja ka ndodhur pas një sherri të çastit.

Ai është transportuar menjëherë në spitalin e Vlorës ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Sot, rreth orës 18:26, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, është dëmtuar me  sende të forta në kokë shtetasi R. D.,  59 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën" - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku vijon puna për zbardhjen dhe dokumentin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selami: 11/02/2021 22:35

    Vetëm në Vlorë bëhenë këto prandaj izolojeni Vlorën të bjerë në qetësi e gjithë republika!

    Përgjigju
  • Ahhaha: 11/02/2021 21:36

    Ky Rezhep Zhelali do jete Francez

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?