Sherr mes të rinjve në Tiranë, plagoset me thikë 19-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’! Arrestohet autori

29 Mars 2023, 21:52| Përditesimi: 29 Mars 2023, 22:14

  • Share

TIRANË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Komunës së Parisit’ në Tiranë. Sipas burimeve për Report Tv. Arlsi Beta ka qëlluar me thikë në shpinë Erius Tuçen, 19 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Bëhet me dije se i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndrësa dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit. Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes Arlsi Betën, 20-vjeç.

'Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 pas informacioneve të marra për një konflikt me mjete prerëse në Komunën e Parisit, gjatë të cilit shtetasi A. B., kishte goditur me mjet prerës shtetasin E. T., 19 vjeç, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. 

Në vijim të veprimeve u bë shoqërimi i autorit të dyshuar shtetasit A. B., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. T.  Si pasojë e konfliktit, shtetasi E. T., është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • ish polici: 30/03/2023 00:39

    Perdite vrasje,,perdite plagosje,,perdite aksidente,,,,shteti rri ben sehir,,populli te ngrihet e te marre armet,,,duhet te zhduken kriminelet qe edi rama po i mbron.....//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?