Foto ilustruese

E rëndë në Vlorë, 40-vjeçari godet me thikë kunatin e tij, shoqërohet në polici! I plagosuri jashtë rrezikut për jetën (EMRI)

3 Korrik 2023, 14:22| Përditesimi: 3 Korrik 2023, 14:58

  • Share

VLORË- Një plagosje me thikë është regjistruar në qytetin e Vlorës rreth orës 13:20 në lagjen 24 maji. Rigert Dine ka mbetur i plagosur në këmbë pas një konflikti për motive të dobëta ku 40-vjeçari me iniciale G.K., ka goditur me thikë në këmbë kunatin e tij 30-vjeçar Rigert Dine.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autorin e dyshuar të ngjarjes, me iniciale G. K., i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Rigert Dine ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?