Foto ilustruese

Plagosje me thikë në Korçë, shkak konfliktet për pronësinë! Një i plagosur, ndalohet autori

24 Shtator 2023, 11:06| Përditesimi: 24 Shtator 2023, 11:56

  • Share

KORÇË- Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se dy persona janë konfliktuar për motive pronësie, ndërsa sherri ka agravuar dhe njëri prej tyre ka goditur me thikë personin tjetër në kupën e gjurit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 në Korçë, ndërsa i plagosuri është dërguar në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje është një 70 vjeçar i cili ka goditur një 45 vjeçar. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është ndaluar nga policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?