Shkodër/ Të shtëna me armë në mesnatë pranë Katedrales, plagoset 27-vjeçari! Në kërkim autori, disa të shoqëruar (EMRI)

4 Qershor 2020, 08:12| Përditesimi: 4 Qershor 2020, 08:43

  • Share

SHKODËR- Një konflikt mes disa personave ka përfunduar deri në përdorimin e armës, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të kësaj të enjteje në afërsi të Katedrales, në lagjen “Vasil Shanto”, ku mësohet se ka mbetur i plagosur Vasel Koçeku, 27-vjeç. Burime për Report Tv bëjnë me dije se është identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori, e ndërsa gjithashtu janë shoqëruar në Komisariat disa persona, të cilët mund të kenë dijeni. 

"Fale reagimit të shpejtë të forcave të Policisë është bërë identifikimi i autorit dhe po punohet për kapjen e tij. Nuk jepen të dhëna të tjera, për shkak të hetimeve", njofton polcia. 

27-vjeçari banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve teksa nuk dihet gjendja e tij.

Foto nga vendi i ngjarjes

Lajm në përditësim

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tani: 04/06/2020 13:21

    Si u katandis Shkodra.Levizja demografike e ka shpartallu Shkodren e shkrete e ka mbushe me katundar e malcor,injoranta ne Kulm e te pamundur te qytetnohen.Kjo dhurate e kesaj mut demokracie.Dikur familjet shkodrane te vjetra enepermjet arkapijave jo vetem qe shkojshin tek komshit lirisht por shetisnin gjithe lagjen sepse njiheshin.Sot ne Shkoder shkodranet vendali numrohen me gishta,familjet e vjetra jane largo ne shpetim te kokave te tyre,nga hajdutat e kriminaelat qe kan okupu shkodren.3 polic ka pas shkodra ne kohen e Zogut,e ma teper disa here ne kohe te Enverit e njerezit jan kthy normalisht ne shtepi naten mbas mbarimit te turnit dyte,pa asnje frige.Sot e pamundur,cdo krim mshifet nga deshmitaret e pamujtur te ndryshosh mentalitetin e shkodragjinit,mashtrojne policing, "I mbullin syte" e turpet vazhdojne.Deri djalekti melodioz shkodran kas ndryshu e asht kthy ne dialect thellesisht te rande e te katundarizum apo malcorizun.Rusi policia ashtu si gjithe policit ne bote pa ndihmen e qytetareve e denoncimet e tyre veshtir se ban gje.E shkodra e shkrete I asht nenshtru hajduteve e vagabondave.A ka ndonje shkodran I familjeve te vjetra shkodrane te mbetura ne Shkoder qe merret me droge,vjedhje,vrasje,kercnime e rrahje? Besoj e jam I bindur se nuk ka asnje.Dikur shkodra e dinte e tregohej me gisht hajduti,por sot ….kuku Isuf.

    Përgjigju
  • Rusi: 04/06/2020 09:01

    Ca jan keto persona ne 3 te najt qe qarkullojn me arme ?? A ka patrulla policie qe ti kontrolloj ne ate orar ? Po drejtori qe bllokon rruget me range rover personal 70 mij euro ca ban ? Apo me lekt e ketyre qe sillen me arme ne qytet e blevi Range Roverin ??? Ku asht vetingu i policis ???

    Përgjigju
    • o Rusi: 04/06/2020 11:06

      Shqipnia s'bahet ma mar zotni.Duhet nje dore e hekurt xndryshe eshte e kote aty esht bjeri ti bijm

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?