Foto ilustruese

Sherr në një lokal në Tropojë, 49-vjeçari plagos me armë zjarri 2 persona, shpallet në kërkim nga policia

26 Qershor 2023, 20:17| Përditesimi: 26 Qershor 2023, 21:33

  • Share

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar rreth orës 20:10 në qytetin e Bajram Currit. Pas një konflikti për motive të dobëta të nisur në ambientet një lokali, ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë një 28-vjeçar.

Si pasojë e të shtënave, mbeti i plagosur po në këmbë edhe një kalimtar i rastit, 32 vjeç, i cili nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

Policia e Tropojës mbërriti në vendin e ngjarjes për të sqaruar të plotë dinamikën, ndërsa tashmë ka identifikuar autorin e kësaj ngjarjeje. 49-vjeçari me iniciale B.S., menjëherë pas ngjarjes është larguar dhe tashmë është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për lokalizimin e tij.

Blutë e Tropojës kanë bërë rrethimin e zonës, si dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tij.

Tashmë janë sekuestruar kamerat e sigurisë të lokalit dhe në afërsi të zonës, bashkë me provat materiale në vendngjarje, për të kuptuar mbi dinamikën dhe shkaqet që detyruan 49-vjeçarin të nxjerr armën.  

Lajm në përditësim...

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 27/06/2023 00:04

    Ueee, Berisha Salih paska plagos ropt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?