Pogradec/ Para një muaji u rrah për spital me shkopa bejsbolli, plagoset 27 vjeçari, pas sherrit autorët e ndoqën nëpër rrugica e zbrazën disa plumba (Emrat)

1 Mars, 17:16| Përditesimi: 1 Mars, 22:05

  • Share

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, në afërsi të një karburanti.

Në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Tushemishtit", gjatë një konflikti të çastit, ka mbetur i plagosur me armë zjarri 27 vjeçari Alted Jolldashi, i cili u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas një konflikti për motive që ende nuk dihen, autorët e arrestuar 32 vjeçari vjeçar Deis Meko dhe 27 vjeçari Kristo Lotis kanë nxjerrë armët duke shkrehur disa plumba drejt tij.

Olldashi për të evituar plumbat është futur mes rrugicave të ngushta të pallateve. 

I plagosuri rezulton është i njohur për policinë e Pogradecit pasi një muaj më parë është rrahur me shkopa bejsbolli, duke përfunduar në spital por në atë kohë nuk ka denoncuar asnjë të dyshuar pasi tha se nuk kishte asnjë emër.

Ora 21:58
Plagosën me armë zjarri 27 vjeçarin në Pogradec, arrestohen pas disa orësh 2 autorët, sekuestrohen 2 pistoleta (EMRAT)

1709327117_armet.png

Foto: Pistoletat e sekuestruara

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë qëlluar me armë zjarri kundrejt Alted Jolldashit duke e lënë të plagosur. 

Në pranga kanë rënë Deis Meko dhe Kristo Lotis të cilët kanë qëlluar disa herë me armë zjarri drejt 27 vjeçarit. 

Mësohet se arrestimi i tyre është bërë pas negociatave mes policisë dhe familjarëve të autorëve të dyshuar të ngjarjes. 

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dy armët e zjarrit që dyshohet se u përdorën në konflikt, nga autorët e krimit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hamdiu: 02/03/2024 08:45

    Grekqirët protestë për arrestimin Kristos Lotisaqis!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?