Foto ilustruese

Fushë-Krujë/ U bënë tapë në lokal dhe u konfliktuan, i riu plagos shokun e më pas veten! Arrestohet autori, pranga edhe pronarit të lokalit, fshehu armën e krimit

11 Dhjetor 2022, 09:26| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 13:09

  • Share

FUSHË-KRUJË- Një konflikt i çastit mbrëmjen e së shtunës në Tapizë të fshatit Qerekë të Fushë-Krujës ka vijuar me dy plagosje me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në 01.00 pas mesnate.

Teksa ishin duke festuar 25-vjetorin e Lorenc Canit në lokalin e tij dy nga 6 personat prezentë janë përfshirë në një konflikt. 

Xhentil Sefa dhe Lorenc Cani në gjendje të dehur janë përfshirë në një konflikt dhe Sefa ka plagosur Canin me armë zjarri e më pas veten. 

3 persona u vunë në pranga të policisë në Fushë-Krujë, pas plagosjes me armë zjarri të Lorenc Canit në një lokal në Tapizë.

Xhentil Sefa 25 vjeç është arrestuar nga policia, pasi plagosi me arme shokun e tij Lorenc Cani, teksa po festonin ditëlindjen e këtij të fundit në një lokal në Qerekë. I riu dyshohet se në gjendje të dehur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shokut të tij Lorenc Cani, e më pas është vetplagosur në dorë.

Policia po ashtu ka arrestuar edhe Flogert Kallari, edhe ky shok i dy të rinjve,  për moskallëzim të krimit. Në pranga ka rënë edhe Hygert Muja, pronar i lokalit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Muja rezulton se pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.

Dy prej shokëve që kanë qenë në tavolinë kanë kallëzuar krimin, pra kanë deklaruar në polici ngjarjen  dhe janë lënë të lirë. Autori është pronar i lokalit dhe një prej shokeve që nuk kanë kallzuar krimin dhe ka fshehur provat janë arrestuar. 

Ora 10:03
EMRAT/ Po festonin ditëlindjen, i riu plagos shokun në Tapizë e më pas veten, arrestohet nga policia! Pranga edhe pronarit të lokalit, fshehu armën e krimit

3 persona janë vënë në pranga të policisë në Fushë-Krujë, pas plagosjes me armë zjarri të Lorenc Canit në një lokal në Tapizë.

Xhentil Sefa 25 vjeç është arrestuar nga policia, pasi plagosi me arme shokun e tij Lorenc Cani, teksa po festonin ditëlindjen e këtij të fundit në një lokal në Qerekë. I riu dyshohet se në gjendje të dehur ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të shokut të tij Lorenc Cani, e më pas është vetplagosur në dorë.

Policia po ashtu ka arrestuar edhe Flogert Kallari, edhe ky shok i dy të rinjve,  për moskallëzim të krimit. Në pranga ka rënë edhe Hygert Muja, pronar i lokalit, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Muja rezulton se pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Plagosi me armë zjarri, një shtetas (shok i tij) dhe më pas veten, vihet në pranga 25-vjeçari.

Në pranga edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave. 

Arrestohet   edhe një shtetas tjetër (shok i shtetasve të plagosur),  për moskallëzim të krimit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë me të cilën u krye plagosja.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. S., 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”.

Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: F. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, rezulton se këta shtetas ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit H. M., në Qerek Tapizë. 

Dyshohet se në gjendje të dehur, shtetasi Xh. S., ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.

Po nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi H. M., pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes.

Gurpi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?