Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 23-vjeçari në lokal! Në kërkim autori (EMRAT+VIDEO)

23 Gusht 2022, 22:16| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 23:01

  • Share

TIRANË-  Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e kësaj marte në zonën e Alliasit në Tiranë.

Pas një konflikti të çastit në një lokal, Albert Ostreni 49 vjeç ka plagosur të riun e identifikuar si Renaldo Mejdani 23 vjeç. Ky i fundit, është shoqëruar drejt spitalit ku po merr mjekimin përkatës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:50 në rrugën 'Tasim Shehi'. 

Report Tv mëson se Ostreni dhe Mejdani ishin fqinj me njëri-tjetrin. 

 Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për kapjen e autorit.

Ora 22:45
Ishin fqinj, u konfliktuan në lokal! Kush është autori i plagosjes së 23-vjeçarit në Tiranë (Emri)

1661287572_allias.jpg

Albert Ostreni 49 vjeç është autori i plagosjes së 23-vjeçarit Renaldo Mejdani, të cilin e kishte fqinj. Mbrëmjen e sotme, pas një konflikti çasti në një lokal, Ostreni e ka plagosur me armë zjarri dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 23/08/2022 23:22

    Po filloja tu boja merak sot. Asnji lajm lajme nga kronika. E bot si Reali dikur ,gol në minutën 90+. Na nerut skedinën sot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?