Plagosje me armë zjarri në Gjadër të Lezhës, qëllohet me plumb në këmbë 24-vjeçari! Shkak një konflikt i çastit, në kërkim autori (EMRAT)

18 Gusht 2023, 22:03| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 22:55

  • Share

LEZHË-  Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në Gjadër të Lezhës ku ka mbetur i plagosur 24-vjeçari Dorjan Gjini. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 në Gjadër të Lezhës pas një konflikti të çastit i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës nga autori Gerald Marku i cili është shpallur në kërkim nga policia e Lezhës.

Gazetari i Report Tv Elvis Hila mëson paraprakisht se ka qenë një përplasje mes dy të rinjve që ka sjellë plagosjen e Gjinit me një plumb në këmbë.

Aktualisht, Gjini ndodhet në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka shtuar pikat e kontrolleve për të kapur autorin.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur detajet e kësaj ngjarjeje .

"Lezhë/ Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në Gjadër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasi D. Gj. 24 vjeç, banues në Gjadër, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore në vendngjarje nga grupi hetimor, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar, shtetasit G.M., ku vijon kontrolli i zonës me qëllim kapjen e tij.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes."- njofton policia. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?