Komisariati i Fushë-Krujës dhe policia në vendngjarje

Kronikë

Plagoset me armë zjarri biznesmeni në Fushë-Krujë, qëllohet brenda ambienteve të fasonerisë! Dërgohet për në Spitalin e Traumës! Policia, pika kontrolli për kapjen e autorit

1 Maj 2021, 20:04| Përditesimi: 1 Maj 2021, 21:52

  • Share

Plagoset me zjarri pronari i një fasonerie në Fushë-Krujë, Arben Dedja. Burimet bëjnë të ditur se një person ende i paidentifikuar është futur në ambientet e fasonerisë dhe ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij duke e plagosur në këmbë.  Ai është paraqitur në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Krujës e më pas është dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njofton policia.

Inspektorët e policisë kriminale kanë shkuar në Spitalin e Traumës për ta pyetur të plagosurin. Ndërsa familjarët e tij janë shprehur se nuk kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes

"Më datë 01.05.2021, rreth orës 18:50, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore  shtetasi A. D., 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë dhe  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës si dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit për kapjen e autorit. Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes", ka njoftuar policia.

Ora 20:36
Pamje nga vendngjarja, biznesmeni në Fushë-Krujë u qëllua brenda fasonerisë së tij! Dyshohet sherr i çastit

 

Të tjera detaje janë zbuluar nga plagosja me armë zjarri pasditen e sotme në Fushë-Krujë. Mësohet se Arben Dedja është qëlluar brenda biznesit të tij.  Ndërkohë që përplasja ka qenë pas një sherri çasti.

Inspektorët e policisë kriminale janë në Spitalin e Traumës për ta pyetur të plagosurin. Në vendngjarje ndodhet drejtori i policisë së qarkut të Durrësit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?