Foto ilustruese

Plagosje me armë zjarri në fshatin Guci të Shkodrës

8 Dhjetor 2023, 17:11| Përditesimi: 8 Dhjetor 2023, 21:40

  • Share

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Guci të Shkodrës. 

"Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur  me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?