Plagoset me armë zjarri 38-vjeçari në Durrës, përfundon në gjendje të rëndë në spital! Në kërkim një i ri (EMRAT+VIDEO)

2 Dhjetor 2022, 07:15| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 08:24

  • Share

DURRËS- Daniel Bushi, 38-vjeç është plagosur me armë zjarri në lagjen nr. 17 në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, ndërsa në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes është shpallur 28-vjeçari Gabriel Peqini

38-vjeçari ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, nga ku më pas janë njoftuar blutë e Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Po të njëjtat burime mësojnë se Daniel Bushi nuk rezulton një emër i panjohur për policinë, pasi në vitin 2016 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

‘Në orët e para të mëngjesit ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri në lagjen “Nr 17” Durrës, shtetasi D. B., 28 vjeç.

Pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e shpejta hetimore paraprake të kryera ka rezultuar se 38 vjeçari D.B, dyshohet se është plagosur nga shtetasi G.P., 28 vjeç.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zot na ruje: 02/12/2022 07:59

    Keta peqinsit dhe elbosonlli ska put tjeter keta vetem keta nihet tu vra e tu pre.

    Përgjigju
    • Klaudio: 04/12/2022 16:35

      Nga mbiemri eshte jevg do jete fis me Mandelën e Elbasanit...

    • Ari: 02/12/2022 18:09

      O shoku nuk do te thot se ke mbiemrin peqini dhe je nga peqini

  • Max: 02/12/2022 07:40

    Po prisni pak te dal dielli dhe vazhdoni, shume heret vazhduat sot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?