Plagosje me armë zjarri në Dibër, i lënduari dërgohet me helikopter në Tiranë! Arrestohet 46-vjeçari i dyshuar si autor

2 Shtator 2022, 18:29| Përditesimi: 2 Shtator 2022, 23:01

  • Share

Një 46-vjeçar është arrestuar në Dibër pasi dyshohet se plagosi me armë një 45-vjeçar, të premten. 

Pas një konflikti për motive të dobëta, Besnik Selxhaferi plagosi me armë zjarri Agron Delishin, i cili u transportua menjëherë në spitalin e Dibrës. Por, meqenëse kishte nevojë për ndihmë më të specializuar u dërgua me helikopter në Tiranë për t'u mjekuar. Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, pas pallatit të kulturës dhe dyshohet se autori ka gjuajtur nga makina.

46-vjeçari Besnik Selxhaferi i dyshuar si autor i ngjarjes është arrestuar pas mbërritjes së policisë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon hetimet për zbardhjen e  plotë të rrethanave të ngjarjes.

D.GJ//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?