Sherr mes 2 personave në një lokal në Vlorë, plagoset në këmbë 42-vjeçari! Autori largohet me shpejtësi nga vendngjarja

23 Janar 2021, 19:37| Përditesimi: 23 Janar 2021, 20:01

  • Share

VLORË- Një sherr mes dy personave ka përfunduar deri në përdorimin e thikave, e për pasojë një person ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë, rreth orës 19:25, teksa Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes. 

I plagosur është një 42-vjeçar i identifikuar si A. B., i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 23.01.2021, rreth orës 19:25, në vendin e quajtur “Shtëpia e oficerëve”, Vlorë, në një lokal, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. B., 42 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë në këmbë, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit, i cili menjëherë është larguar nga vendngjarja .  Grupi hetimor  po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Muhamet: 24/01/2021 07:25

    Jo,vetëm,deputeti,por,te,gjitha,, ne,ne,ambientet,ku,kemi,jetuar,apo,jetojmë,ose,punojmë,jemi,me,korrekte,dhe,njerëzit,bëjnë presionin,dhe,korrigjimin,moral,tonin,dhe,forca,e,ligjit,na,beneme,korrekt

    Përgjigju
  • Fredi: 23/01/2021 23:47

    Jo jo do jet bo ndonji gabim se lapt nuk bojn kshu gjonash. Lapt rrin gjith diten bibliotekave dhe lexojn. Pëllemb e biblioteka gjen ne Vlon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?