Foto ilustruese

Plagosje me armë në Kavajë, autori arrestohet pas 1 ore e gjysmë, në kërkim dy të tjerë! Sekuestrohet një antiplumb, 2 automjete, 4 celular

24 Maj 2020, 09:05| Përditesimi: 24 Maj 2020, 16:20

  • Share

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur në orën 01:00  tek ish-fabrika e letrës në Kavajë, ku ka mbetur i plagosur një këmbë shtetasi me iniciale M.XH., 29 vjeç.

Plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të lënduarit dhe 3 personave të tjerë. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Pas marrjes së njoftimit, policia bëri krehjen e zonës ku në më pak se një orë e 30 minuta, policia bëri arrestimin e autorit të plagosjes Viskont Hysi, 27 vjeç.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dy shtetasit S. V., 40 vjeç dhe E. C., 35 vjeç, të cilët kanë bashkëpunuar me autorin gjatë plagosjes. Të dy të shpallurit në kërkim janë larguar me një makinë, ndërsa vijon puna për kapjen e tyre

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin që drejtohej nga shtetasi Viskont Hysi, brenda të cilit u gjetën një gëzhojë, një antiplumb, 4 aparate celular, si dhe një automjet tjetër në pronësi të autorit.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim’’ e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I lënë na tepeja e kokësë (Tepelënë): 24/05/2020 16:37

    Po cne keshtu kavajsit me armë se kavajsit mbahene vetem qe janë të punuar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?