Foto ilustruese

Kronikë

Plagosje, lojëra fati dhe drejtim automjeti ‘tap’, arrestohen në Durrës 4 persona për vepra të ndryshme penale

17 Shtator 2021, 18:40| Përditesimi: 17 Shtator 2021, 18:43

  • Share

DURRËS- Në një kohë kur puna për parandalimin dhe “goditjen” e paligjshmërisë në vend vijon, policia e Durrësit ka vënë në pranga 4 persona dhe procedoi penalisht një tjetër për vepra të ndryshme penale.

21-vjeçari B.Sh i shpallur në kërkim për "Plagosje të lehtë me dashje", "Mbajtje pa leje të armëve të ftohta",  "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", është vënë në pranga nga policia e lezhës.

I riu, më datë 27.08.2021, ka plagosur me thikë B. V., D. V. dhe M. V., ndërsa më datë 10.09.2021 ka kërcënuar një tjetër person, për t’i marrë një sasi lekësh.

Policia e Durrësit arrestoi 35-vjeçarin B.S, pasi gjatë kontrollit të kryer nga në lokalin në pronësi të tij, u konstatua duke ushtruar aktivitetin e lotarive të basteve sportive.

Procedim penal për veprën “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", ka nisur ndaj, L.Q 25 vjeç, pasi më datë 17.09.2021, rreth orës 00:30, në lagjen nr.11, Durrës, ka kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë dhe nuk iu është bindur të tyre, gjatë patrullimit në sektor, për konstatimin e personave që nuk zbatojnë orarin e vendosur për mbyllje nga organet kompetente.

Policia rrugore ka arrestuar 28-vjeçarin B.B, teksa u konstatua duke drejtuar motorin e tij në gjendje të dehur. “Tap” po drejtonte makinën edhe 29-vjeçari V.T.

Materialet i kaluan Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?