Pamje nga vendi i plagosjes

Plagosja në Shëngjin, dy të rinjtë u qëlluan nga pronarët e lokalit! Në kërkim tre vëllezërit

25 Gusht 2023, 12:01| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 12:11

  • Share

Dy të rinj mbetën të plagosur me armë zjarri, pasi një konflikti të çastit në Shëngjin. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së enjtes në zonën e Ranës së Hedhun, ndërsa të plagosurit janë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.

Policia arriti të identifikoj autorët e dyshuar të plagosjes së dy të rinjeve. Ata janë shtetasit me iniciale B. C., F. C. dhe K. C. banues në Lezhë.

Të plagosurit Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë ishin nën efektin e alkoolit në lokalin e 3 autorëve dhe kanë filluar të krijojnë shqetësime në lokalin në pronësi të tre vëllezërve.

Ata fillimisht kanë debatuar me 3 vëllezërit dhe më pas kanë dalje jashtë ambienteve dhe një prej vëllezërve ka qëlluar në pjesën e këmbëve dy të rinjtë.

Plumbat i preken në pjesën e këmbëve dhe u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ai rezultat i veprimeve të shpejta hetimore arriti të identifikoj autoret e dyshuar të plagosjes së dy të rinjve, tashmë në kërkim.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Geg: 28/08/2023 23:01

    Ne shqiperi duhet vetem ligji me vdekje pastaj lezh merditor tepa bes jan pse shkojn atje per pushime te shkojn ne jug ma siguri

    Përgjigju
  • Banor: 25/08/2023 13:01

    Po perse me perdor arme?pronaret e lokalit duhet te kishin thirr policin dhe cdo gja do ishte ne rregull

    Përgjigju
  • Ligji qe nuk fuksionon: 25/08/2023 12:36

    Ky eshte turizmi qe duam ne! Qe pronaret jane te paisur me arme dhe dihet se kush jane pronaret,kriminel,drogagjij sntare bandash ne kete vend ,dhe jo te gjith.

    Përgjigju
    • Kallashi: 26/08/2023 13:09

      Pse si kujton ti kush i ka locale e hotelet ne Shqiperi? Gjith kriminelat me leket e droges prostitcionit vrasjeve e kotrupsionit i kane dhe vec me arme do i mbrojne

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?