Pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosja në Mamurras, lihet në burg i riu! 23-vjeçari i penduar: Qëllova në gjaknxehtësi

13 Mars, 09:39| Përditesimi: 13 Mars, 09:43

  • Share

Autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 25-vjeçarit Jurgen Ndreca në Mamurras, do të qëndrojë në burg pa afat. Endri Baçuku i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes, u njoh me masën e sigurisë në gjykatën e Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, 21-vjeçari mësohet se ka shfaqur pendese, duke deklaruar se kishte qëlluar në gjaknxehtësi e sipër pas një sherri të çastit. Por pavarësisht pretendimeve të të riut, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin dhe vendosi ndaj tij Endri Baçukut masën e sigurisë "Arrest në Burg", për veprat penale ”Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ngjarja ndodhi mesditën e 8 marsit në qendër të qytetit të Mamurrasit, ku sherri mes dy të rinjve degjeneroi në përdorimin e armës së zjarrit, ku mbeti i plagosur 25-vjeçari Jurgen Ndreca.

25-vjeçari mori një plumb në shpatull dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia bëri të mundur arrestimin brenda pak minutash të autorit të ngjarjes si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pistoletës së përdorur nga ai.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?