Foto nga lokali ku po pinte efektivi i FNSH me 60-vjeçarin

Plagosja në Kombinat, AMP: Polici i FNSH Lutfi Gjyli ishte i dehur, qëlloi me armën e shërbimit personin me të cilin po pinte

24 Maj 2022, 13:03| Përditesimi: 24 Maj 2022, 13:10

  • Share

Efektivi i FNSH-së, Lutfi Gjyli, 48 vjeç është arrestuar pasi ka qëlluar me armë 60-vjecarin Murteza Lika teksa po konsumonin pije alkoolike me njëri-tjetrin. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kombinat, Tiranë.

AMP njofton se ata ishin në një bar kafe dhe Gjyli ka përdorur armën e tij të shërbimit duke qëlluar në drejtim të 60-vjeçarit në kohën që ishte i ulur në të njëjtën tavolinë me të. Si pasojë, Murteza Lika ka marrë dëmtim në këmbën e majtë dhe është dërguar menjëherë në spitalin ushtarak, ku ka marrë ndihmën mjekësore dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas policisë, 60-vjeçari Lika vuan nga probleme të shëndetit mendor. Gjyli ishte inspektor policie me detyrë trupë shërbimi në Repartin e N.SH. Vaqarr Tiranë dhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 24/05/2022 17:09

    Hahahaha! Një polic budalla po pinte me një budalla!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?