Ibrahim Duda

Plagosja me thikë e dy vëllezërve të mitur mbrëmë në Sarandë, 43-vjeçari i goditi pasi i shtypën qenin me makinë! Autori me probleme të shëndetit mendor

25 Prill 2022, 08:07| Përditesimi: 25 Prill 2022, 08:09

  • Share

Dy vëllezër të mitur mbetën të plagosur mbrëmjen e djeshme në Sarandë, pasi u goditën me thikë nga 43-vjeçari Ibrahim Duda, ndërsa të tjera detaje mbi ngjarjen janë bërë me dije ditën e sotme.

Mësohet se Duda vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa u konfliktua me dy vëllezërit për shkak se ata i kishin shtypur qenin me makinë.

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr.4 në Sarandë, ku pas krimit, 43-vjeçari u arratis, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij, por ende nuk ka rënë në pranga.

Dy vëllezërit e plagosur janë dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Komento

Komente

  • Kot: 25/04/2022 09:59

    Po ata dy te miturit qe leviznin pa patent? Ne vend te qenit mund te kishte qene nje femij duke lozur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?