Foto nga vendi i ngjarjes

Plagosja me armë zjarri në Vlorë, pas debatit në lokal, i riu mori në shtëpi pistoletën dhe qëlloi në këmbë 19-vjeçarin! Autori u largua me makinë

13 Tetor 2022, 09:10| Përditesimi: 13 Tetor 2022, 13:23

  • Share

Disa orë pas plagosjes me armë zjarri të ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës, është zbardhur dinamika e ngjarjes. Autori i kësaj ngjarjeje është një 20 vjeçar me iniciale D.T.,  nga Llakatundi që është konfliktuar me 19-vjeçarin Sebastian Jalli.  Autori është shpallur në kërkim dhe akuzohet për “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Ditën kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë të pranishëm dhe dy persona të tjerë në vendngjarje, një 30-vjeçar me iniciale K. M. dhe një 40-vjeçar me iniciale P. K.

30-vjeçari, po banor i fshatit Llaktund. u arrestua pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, si dhe nuk ka kallëzuar krimin, ndërsa 40-vjeçari bashkë me të riun e dëmtuar u vunë nën hetim për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” pasi nuk kanë treguar për rrethanat e ngjarjes. 

Por si ndodhi ngjarja?

Sebastian Jallaj banues në Fier ka shkuar në Llakatund ku ka dhe të afërmit e tij dhe është nip aty. Ai shkonte shpesh në fshat Në Llakatund dhe mbahet mend si një djalë i cili ngacmon me fjalë dhe bën tepër shaka, ndonjëherë të tepruara. Është ulur fillimisht në lokalin e fshatit nga ku ka nisur fillimisht me autorin e sulmit. Nga debati mund ta ketë patur indicie edhe më parë.

Autori pas debatit me fjalë ka shkuar në shtëpi ku ka marr armën e llojit pistoletë. Në momentin që Sebastian Jallaj ka qënë duke zbritur nga lokali ky e ka qëlluar me pistoletë në këmb 1 herë dhe më pas është larguar. Nuk ka patur qëllim ta vrasë thjesht ta dëmtojë. Është larguar për disa metra në këmbë dhe më pas mendohet të jetë larguar me automjet. Ngjarja mund të jetë filmuar nga kamerat e sigurisë aty pranë të një biznesi pasi lokali ku ndodhi konflikti nuk ka patur kamera sigurie.

Nuk është ruajtur shumë që mos të tregojë imazhin pasi e dinte se do identifikohej. Mendohet se autori ende fshihet në Vlorë në fshatra apo zona të thella qytetit. Ndërkohë Jallaj është transportuar në spital me makinë të rastit pasi ka kërkuar ndihmë pas plagosjes në lokalin aty pranë. Ai është jashtë rrezikut për jetën. Jallaj ka identifikuar autorin para efektivëve dhe forcat blu kanë nisur kërkimet.

Rreth 15 persona janë pyetur dhe kanë qënë të shoqëruar në komisariat për ngjarjen Mes tyre personi që e dërgoi në spital, familjarë të autorit, dëshmimtar okular, familjarë të Sebastjanit. Dëshmitarët okular kanë treguar ngjarjen, të dhëna mbi autorin, dhe nga rruga që e kanë parë autorin të largohet pa dhënë ndonjë detaj ndihmës me rëndësi për kapjen e tij.

Familjarët e autorit në komisariat janë shprehur se djali është larguar dhe nuk e dinë se ku është ndërsa familjarët e Sebastianit nuk kanë patur djeni se djali i tyre ka patur konflikte të mëparshme. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe beson se shum shpejtë do e kap autorin e ngjarjes në fjalë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?