Foto ilustruese

Plagosja me armë zjarri e Emiljano Palokës në Shkodër, identifkohet autori 25-vjeçar dhe shpallet në kërkim

5 Prill, 13:58| Përditesimi: 5 Prill, 14:01

  • Share

Policia ka identifikuar personin që qëlloi me armë Emiliano Palokën në fshatin Malikolaj të Velipojës mbrëmjen e 2 prillit. Ai është një shtetas 25-vjeçar K.L., banues në fshatin Baks të Ri në  Velipojë.

'Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit të DVP Shkodër, për zbardhjen e rrethanave të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e datës 02.04.2024, në fshatin Malikolaj, Velipojë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, është identifikuar autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi K. L., 25 vjeç, banues në fshatin Baks i Ri, Velipojë.', thuhet në njoftimin e policisë.       

Ky shtetas rezulton se ka thyer masën e sigurisë së ‘arrestit në shtëpi’ të caktuar nga Gjykata pasi ka kryer veprën penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e tij. Sakaq, i plagosuri 27-vjeçar është në kujdesin e mjekëve dhe Prokuroria po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.

Lajmi ne perditesim...

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?