Foto ilustruese

Plagosja e të riut mbrëmë në Shkozë, policia shpall në kërkim dy autorët! Dhunuan 21-vjeçarin me sende të forta

19 Tetor 2023, 10:35| Përditesimi: 19 Tetor 2023, 10:36

  • Share

Detaje të reja kanë dalë në dritë sa i përket konfliktit të regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në zonën e Shkozës. Hysen Xhakolli mbeti i plagosur me sende të forta, burime nga Komisariati nr. 1 në kryeqytet bëjnë me dije se pasi i riu është dërguar në spital dhe gjendja e tij është paraqitur e stabilizuar  agjentët e policisë gjyqësore i kanë marrë deklaratën, çka ka ndihmuar në identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 2 prej autorëve.

Këta të fundit janë shpallur në kërkim policor. Sipas burimeve shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë banal dhe ka agravuar deri në përdorimin e sendeve të forta mes të rinjve. Në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja edhe pse një prej autorëve ka pasur armë zjarri, por nuk është shkrepur, kjo e thënë edhe në deklaratën e Xhakollit, por edhe në vendngjarje nuk janë gjetur gëzhoja. I riu, i cili mbeti i plagosur, pasi ka marë mjekimin, ka lënë ambientet e spitalit, ndërkohë vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 2 autorëve.

 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?