Foto nga vendi i ngjarjes

Plagosja e 3-fishtë dje në Rrogozhinë, shpallet në kërkim autori! Arrestohen edhe 3 të rinjtë që mbetën të plagosur nga sherri

9 Mars 2021, 10:59| Përditesimi: 9 Mars 2021, 11:08

  • Share

RROGOZHINË- Një ditë pas plagosjes së 3-fishtë në Rrogozhinë, është shpallur në kërkim autori, e ndërsa janë arrestuar edhe 3 personat e tjerë të përfshirë në sherr, që mbetën të lënduar.

Report Tv mëson se është shpallur në kërkim nga uniformat blu Albi Juba, e ndërsa janë arrestuar edhe 3 të lënduarit, dy vëllezërit Jurgen dhe Ervin Juba si dhe Klajdi Lluca. Ndaj tyre rëndon akuza për "tentativë vrasjeje".

Mësohet se të rinjtë u përfshin ditën e djeshme në një sherr të çastit, që përfundoi deri në përdorimin e armëve.

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?