Plagosja e 27-vjeçarit në Berat, i riu ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen! Dyshohet se është qëlluar me silenciator

30 Korrik 2023, 20:43| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 20:47

  • Share

1690318539_policiae.jpg

Xhuljano Goga, 27-vjeç është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Berat. I riu ka përfunduar i plagosur rëndë në spital dhe ka refuzuar që të japë shpjegime për ngjarjen 

Goga dyshohet të jetë qëlluar me pistoletë me silenciator, s'janë dëgjuar të shtëna.

‘Në Spitalin Rajonal Berat, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi Xh.G.,  27 vjeç, banues në Berat, i cili dyshohet se në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri në këmbë. 27 vjeçari në momentet e para të marrjes në pyetje, ka refuzuar të japë shpjegime në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.’- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Plagoset me armë zjarri 27-vjeçari në Berat, mbërrin i mbuluar me gjak në spital! Refuzon të japë shpjegime për ngjarjen


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?