Vendngjarja në Shijak

Plagosja e 36-vjeçarit në Shijak, 'molla e sherrit' ka qenë një vajzë, në vendngjarje u gjetën 20 gëzhoja

22 Mars, 15:32| Përditesimi: 22 Mars, 16:09

  • Share

1711105657_shijakvendngjarja.JPG

Një vajzë duket se ka qenë 'molla e sherrit' që çoi në plagosjen e 36-vjeçarit i cili punonte për vëllezërit Domi, thonë burime për gazetarin e Report Tv, Aldo Mustafa. Arbër Hoxha mbrëmjen e djeshme është konfliktuar me Fabio dhe Albano Domi, dy vëllezërit të cilët janë pronarët e dyqanit të aksesorëve të makinave ku ndodhi ngjarja.

Nga burimet pranë hetuesisë bëhet me dije se shkak ka qenë një konflikt për motive të dobëta që lidhej me një vajzë, por ende nuk bëhen të qarta “marrëdhëniet” përkatëse me të renë, ndërkohë që po punohet për arrestimin e të riut i cili pas hapjes së zjarrit është arratisur.

Sakaq, në vendngjarje janë mbledhur të paktën 20 gëzhoja nga dy lloje armësh, njëra pistoletë TT dhe tjetra Berreta, te cilat janë përdorur gjatë konfliktit midis palëve.


Lajmi kryesor:

Shijak/ Qëllon drejt dyqanit, plumbat kapin punëtorin, shënjestra ishin pronarët e biznesit! Dyshohet konflikti për një vajzë (EMRAT)


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?