Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, bllokohen rrugët në Gutovushë: Do mbetet e bllokuar deri kapjen e autorit

6 Janar 2023, 17:34| Përditesimi: 6 Janar 2023, 17:38

  • Share

Qytetarët serb të komunës së Shtërpcës, kanë bllokuar rrugët në Gutovushë, duke kërkuar arrestimin e menjëhershëm të personit i cili ka plagosur dy serbë sot gjatë ditës.

Një 11-vjeçarë dhe një 31-vjeçarë, janë plagosur sot, nga një person i cili kishte shtënë nga një makinë në lëvizje. Sipas banorëve, bllokada do të zgjasë deri në kapjen e autorit.

Mediumi serb në Kosovë, Kosovoonlinë raporton se situata është mjaft e tensionuar. Të pranishëm janë pjesëtarë të policisë së Kosovës, ndërsa një automjet i KFOR-it me pjesëtarë polakë është parkuar pak më larg nga bllokada. 

Sipas qytetarëve, rruga për në Shtërpce ka mbetur e bllokuar, raporotojnë mediat në Kosovë.


Lajmi kryesor:

Plagosen me armë dy të rinj serbë në Kosovë, arrestohet pjesëtari i FSK-së! Kurti: Dënoj sulmin! Petkoviç: Përpjekje për të vrarë fëmijë të pafajshëm


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?