Plagosja e 15-vjeçarit dje në Pogradec, dalin pamjet e sherrit me bashkëmoshatarin! U zunë para gjimnazit, autori e mori thikën te një lokal

9 Mars 2022, 14:05| Përditesimi: 9 Mars 2022, 21:51

  • Share

Një 15-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dje në Pogradec, pasi u qëllua me thikë nga bashkëmoshatari i tij pas një sherri. Mësohet se ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të gjimnazit "Gjergj Pekmezi", ku gjimnazisti ka marrë një goditje me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, çka i ka shkaktuar hemorragji të brendshme dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e Pogradecit.

Sherri mes dy të miturve kishte nisur më herët se të ndodhte ngjarja, për shkak të ofendimeve që kishin hedhur ndaj njëri-tjetrit.

Thika, sipas policisë është marrë nga adoleshenti tek një lokal më afërsi të gjimnazit të Pogradecit dhe për këtë arsye po merret në pyetje edhe pronari i lokalit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?