Foto ilustruese

Plagosi vëllanë me thikë pas një sherri, në pranga 49-vjeçari në Elbasan

2 Qershor 2023, 09:23| Përditesimi: 2 Qershor 2023, 09:36

  • Share

ELBASAN- Një sherr mes dy vëllezërve ka përfunduar deri në plagosje me thikë në Elbasan. Kujtim Kaca ka plagosur me thikë vëllanë e tij Avni Kacan në Elbasan pas një konflikti që patën me njëri-tjetrin.

Pas aktit, Kujtim Kaca është vënë në prangat e policisë ndërsa gjendja e Avni Kacës është jashtë rreziku për jetën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Bixellë. Policia shkoi pas marrjes së njoftimit në banesën e dy vëllezërve dhe vendosi në pranga autorin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?