Foto ilustruese

Kronikë

Plagosi vëllain me mjet prerës, arrestohet 50-vjeçari në Fier! Një tjetër në pranga pasi drejtonte mjetin pa patentë

22 Nëntor 2021, 16:18| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 16:23

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar pasditen e sotme dy persona. Një 50-vjeçar me inicialet A.F., është prangosur pasi ka goditur me mjet prerës vëllain e tij.

Ky i fundit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital ndërsa gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa një 21-vjeçar me inicialet A.L., është arrestuar nga blutë e Fierit pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa patentë.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 50 vjeç, banues në Lalar, Fier, pasi për motive të dobëta, ka goditur duke e dëmtuar lehtë me mjet prerës (kosore) vëllain e tij, shtetasin B. F., 45 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Patos, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?